Avokati dhe ish-zyrtari i lartë krahinor Azem Vllasi ka marrë pjesë në një forum ndërkombëtar në Beograd, ku ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Ai ka theksuar se është e dobishme që të normalizohen raportet para së gjithash për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Vllasi ka thënë se beson që raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen më së largu pas një viti e gjysmë.
Në këtë tubim Vllasi është pyetur se a mund të bëhen pyetje për “diskriminimin” e serbëve dhe për “shkatërrimin e trashëgimisë serbe në Kosovë”, Vllasi ka thënë se tubime të tilla tashmë organizohen në Kosovë dhe se serbët mund t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për gjithçka. Ai madje i ka ftuar studentët që të vijnë në Kosovë dhe të binden për këtë.
“Pikërisht mbrëmë në një tubim Rada Trajkoviç tha gjithçka për lidershipin e Kosovës dhe askush nuk e shikoi shtrembër për këtë” ka thënë Vllasi. Duke folur në panelin “Jugosllavia – Shans i humbur apo iluzion politik”, Vllasi ka folur edhe për rolin e Kosovës në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai ka thënë se Kosova vetëm ka shërbyer si një detonator.
“Nuk e shkatërruam ne Jugosllavinë, edhe po të kishim dashur nuk e kemi pasur atë fuqi”, ka thënë Vllasi.
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...