Mandatari për qeverinë e re, Ramush Haradinaj ka komentuar skenat e largimit nga Kosova përmes stacionit të autobusëve në kryeqytet, duke kërkuar nga ta që të mos largohen nga Kosova.
“Dje kam dashur të shkoj në stacionin e autobusëve dhe t’ju them të gjithëve se ata e kanë vendin këtu, në Kosovë. Dua t’ju them që mos të largohen”, tha Haradinaj pas pyetjes së bërë nga portali arbresh.info.
Po ashtu një ditë më parë ish Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha se ka informacion për struktura organizative që kanë orkestruar pamjet në stacionin e autobusëve dhe për këto organizime sipas tij, AKI ka informacionin para 5 javësh./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...