Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar sot në Gllogjan, i shoqëruar nga nëna e tij, Rukë Haradinaj, si dhe anëtarë të familjes.
Pas votimit, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu, bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, tha Haradinaj.
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...