Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në vendlindjen e tij, në Gllogjan.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka njoftuar se ka votuar bashkë me nënën, Suzanën, Antigonën dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.
“Sot e kreva obligimin tim qytetar, bashkë me nanën, Suzanën, Antigonën dhe pjesë të familjes në Gllogjan. Anita e Gjini votojnë në Prishtinë. Është ndjenjë e veçantë me votu në vendlindje, aty ku ka votu edhe babai im. Kuvendet komunale dhe kryetarët kanë shumë rëndësi, vendosni dhe votoni,” ka shkruar Haradinaj./Arbersh.info/
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipëris...
Kristjan Asllani realizon golin e parë me Besiktasin, por sk...
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...