Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se takimi i Berlinit, dialogu me Serbinë, kufijtë e njohjet ishin temat që u biseduan mes tyre, transmeton Indeksonline.
Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe.
Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C