Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Isa Mustafës për çështjen e Presidentit

22:32 | 7 Dhjetor 2020

Kryetari i AAK’së thotë se kjo parti nuk po kushtëzon me postin e presidentit. Ai thotë se nuk është partia që ai udhëheq partia që e çon vendin në zgjedhje.

“Rren është kush thotë se Aleanca po e çon vendin në zgjedhje. VV, LDK, PDK e zgjedhin presidentin pa Aleancën, s’kan nevojë hiq. Nuk o ka e çon Aleanca vendin në zgjedhje”, thotë Haradinaj.

“I kam nxjerr prej opozitës e i kam pru në pushtet. Kur janë bo pushtet janë mundu me më rrëzu përditë, pse ngulsha këmbë për njëfarë takse. Qita njerëz janë që ta kanë maru Gjykatën Speciale Këta njerëz thonë: “Na ke borxh”. O nuk të kam borxh, po m vjen keq, kam njerëzillak, po e ke marrë vetën në qafë në vazhdimësi, s’po du me të lanë me gabu me na bo qesi tollovi në vend se po e shoh çka na vjen nesër”, tha Haradinaj për RTV Dukagjini.

“Edhe PDK’ja mund të thotë që veç kandidatin e vetë, që i bjen se PDK’ja e çon vendin në zgjedhje. Ose LDK’ja…”, shtoi ai.

“Nëse s’arrijmë me e zgjedh presidentin, shkojmë në zgjedhje. Qëndrim tjetër s’kemi. Unë nuk kam votë për tjetërkënd”, tha Haradinaj.

“Presidentin mund ta zgjedh edhe vetëm LDK’ja, PDK’ja e partitë tjera. Nëse nuk e marrë besimin nuk i jap besimin dikujt tjërër”, tha ai.

Haradinaj tha se me Mustafën nuk folën për postin e presidentit kur u dakorduan për Isa Mustafën për formimin e qeverisë Hoti.

“Asnjë shkelje, çfarëdo parimi, çfarëdo marrëdhënie me kandidaturë Aleanca s’ka bërë. Asnjëherë s’e kemi diskutuar presidentin, vetëm formimin e qeverisë edhe atë pa kushte”, tha ai.

Lajmet më të lexuara