Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se Qeveria e Kosovës e respekton vlerësimin që ka bërë BE-ja për rritjen e pagave, raporton Arbrehs.info
“Ne kemi pas mundësi me taku një delegacion nga BE ne kohen kur ka ardhur. Jam thelle i bindur që materia e raportit qe kemi dertuar edhe substanciale. Ne e respektojmë vlerësimin e BE –së për rritjen e pagave. Pas kësaj do të pasojë ligji për nivelizimin e pagave që do të i rregullojë këto”,
Ai tutje tha që nëse Ministri i Financave, Bedri Hamza dëshiron të bëhet “burri më i mirë i Kosovës”, le ta përshpejtojë ligjin për nivelizimin e pagave.
Ndërsa i pyetur rreth idesë së presidentit Thaçi që në raundin e fundit të bisedimeve me Serbinë të diskutohet edhe demarkimi me këtë shtet, Haradinaj tha se demarkimi me Serbinë duhet të ndodhë por se nuk ka komentuar se kur mund të ndodhë.
“Unë i pata ofruar edhe parlamentit një platformë. Është mirë që partitë politike të kenë një komunikim më të saktë për fazën finale të dialogut. Demarkimi është një proces i rëndësishëm që ndodhë në vende por nuk kisha thënë më shumë për atë se çka edhe kur do të ndodhë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...