Ramë Buja përlotet kur kujton shokët në Hagë
Ish-komandanti i UÇK’së, Ramë Buja, është përlotur kur ka kujtuar bashkëluftëtarët të cilët aktualisht ndodhen në Hagë. Në 14 vjetorin e pavarësisë, ai e quajti “të rëndë” siç tha, injorimin e institucioneve ndaj atyre që luftuan për vendin.
“Zbehtë, dobët dhe e rëndë për ata të cilët kanë qenë luftëtarë, për ata që kanë qenë bashkë-shpallës të pavarësisë, injorimi i këtyre përmasave që ndodhi ishte i rëndë”, tha Buja.
“Ishte i rëndë”, përsëriti ai, duke shtuar se “këtë rëndësi dhe këtë peshë e kamë përjetuar dhe unë”.
“Unë nuk kam dalë askund, nuk kam pasur asnjë gëzim dhe s’kam pasur mundësi as ta vendos flamurin e Kosovës në një pozitë ku zakonisht i kam vendosur flamujt për festa të caktuara”, shtoi Buja.
I përlotur ai uroi që të mos ketë më festime të ngjashme.
“Është e pamundur. Kjo ka qenë tej zbehtësisë por uroj që më të mos na ndodhi një gjë e tillë”, theksoi Buja.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...