Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim, ndërsa tha se edhe rasti në Korishë të Prizrenit ku nuk po dihet burimi i infeksionit është duke u hulumtuar.
Ramadaninë RTV Dukagjini tha se janë tejet të kujdesshëm që numri i të infektuarve në Korishë të mos rritet.
“Në Korishë nuk dihet burimi i sajtë i infeksionit. Sot do të hulumtohen edhe kontaktet…”, ka thënë drejtori i IKSHP-së, raporton Telegrafi.
Ai bëri të ditur se testimet po kryhen varësisht indikacioneve dhe nuk ka vonesa në këtë drejtim. Sipas tij, të gjitha rastet e kontaktit të gjurmuar e të testuar një ditë më parë kanë dal negative.
Megjithatë sipas tij, nuk ka vend për kënaqësi dhe apeloi te qytetarët që të mos dalin pa nevojë dhe t’i zbatojnë rekomandimet e Institutit.
“…. Jemi në fillim të prillit moti po përmirësohet dhe lus qytetarët të mos grumbullohen… Ruani higjienën, mbani distancën se do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi”, tha Ramadani.
Duke folur për veriun e Mitrovicës, tha se janë të gatshëm të shkojnë në veri e jug, kudo që është e nevojshme.
Drejtori i IKSHP-së bëri të ditur se sot do të jenë në terren në Mitrovicë dhe varësisht prej indikacioneve do të veprojnë.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...