Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar rreth dorëheqjes së drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin.
Ramadani thotë se dorëheqja e tij është e vonuar dhe e ndërlidhur drejtpërdrejt me përgjegjësinë e tij në sulmin e armatosur terrorist të Grupit ParaMilitar më 24 shtator 2023.
Sipas tij, rendi mbetet tek Vuçiqi.
Postimi i plotë i tij:
Vulin duket se ka dhënë dorëheqje. Dorëheqje e vonuar dhe e ndërlidhur drejtpërdrejt me përgjegjësinë e tij në sulmin e armatosur terrorist të Grupit ParaMilitar më 24 shtator 2023.
Vulini ishte futur në Listën e Zezë amerikane më 11 korrik 2023, ndërsa dy muaj e gjysmë më vonë ai së bashku me Mojsilloviqin dhe Vuçeviqin ishte një prej organizatorëve të sulmit ndaj Kosovës dhe NATO-s.
Rendi mbetet tek Vuçiqi.
Edhe ai do të shkojë!
Që të dy Aleksandart e Serbisë e kanë një idol: Sllobodan Millosheviqin!/Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit