Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani në një intervistë për portalin Arbresh.info ka treguar se deri në çfarë faze ka arritur draft-ligji për FSK-në.
Ai ka thënë se ndryshimi i FSK-së do të bëhet me ndryshime Kushtetuese.
“Në aspektin normativ gjithçka është e përgatitur kurse në aspektin e koordinimit kjo është në të cilën Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar me partnerët ndërkombëtar dhe me përfaqësuesit politik. Ne kemi qëllimin kryesor që të ndodh përmes ndryshimeve kushtyetuese por po ashtu jemi të gatshëm që të fillojmë tranzicionin e FSK-së, duke synuar që në ndërkohë të ndodhë ndryshimet Kushtetuese”, ka thënë ai.
Ramadani ka thënë se ligji është i gatshëm mirëpo sipas tij problemi është tek vendimmarrja politike.
“Me këtë ligj ndryshohet misioni, ndryshohet struktura, këto janë çështje të përgatitura edhe më parë, problemi është pastër i vendimmarrjes politike por, unë jam optimist se kjo vendimmarrje është afër duke qenë të bindur se përpjekjet e deritashme janë përmbushur në formë të plotë dhe përpjekjet e vazhdueshme do të ndodhin edhe në të ardhmen”, ka shtuar ai. /V.Berisha/Arbresh.info
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...