Zotimi i Isa Mustadës për ta votuar qeverinë Kurti pa u bërë pjesë e saj duket që do t’i largoj më shumë Lidhjen Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Analisti politik Shkodran Tahiri mendon se VV nuk do ta pranoj propozimin e Mustafës sepse sipas tij do të bllokohen pastaj me votomin e ligjeve.
“Është një nga veprimet taktike të lojës së vazhdueshme të tyre. Secila parti janë duke i bërë ofertat që nuk munden me i pranu tjetra”.
“Këtë ofertë nuk besoj që e pranon Vetëvendosja për shkak që qeverinë munden me votu e me pas krejt vet por ligjet e secilin vendim që bëhet për me qeverisë nuk mundem me siguru”.
“Ky propozim i Mustafës nuk i afron vetëm ka më i largu”, tha Ramadani për arbresh.info.
Kujtojmë se sot në orën 15:00 do të mbahet seanca e parë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit./arbresh.info/
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...