Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Shoqatën e Grave Pensioniste “Pojata”, ku ka theksuar se forca e grave në kryeqytet nuk mbaron me pensionin.
Rama u shpreh se shoqata “Pojata” është një dëshmi e fuqisë dhe ndikimit të grave edhe pas moshës së pensionimit.
“Në Kryeqytet, forca e grave nuk ndalet me pension. Shoqata “Pojata” po e dëshmon se gratë edhe pas moshës së pensionimit mbeten shtyllë e komunitetit, duke krijuar, frymëzuar dhe bashkuar njerëz. Prishtina i mbështet, sepse ky është vizioni ynë: një Kryeqytet ku çdo brez ka vend, vlerë dhe zë”, tha ai./Arbresh.info
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...