Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Kuvendi Komunal miratoi vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të kryeqytetit nga viti 2024 në 2025.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se bëhet fjalë për 28 milionë euro.
Tutje, ai uroi që ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot.
“Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro! Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot. Si dhe 25M të hyra vetanake dhe 10M grant qeveritar, në total 35Milion që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim”, tha Rama./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kuvendit Komunal i Prishtinës miraton bartjen e buxhetit 2024 në 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...