Me 38 vota për, asnjë kundër, 1 abstenim asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës votuan bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, në vlerë prej 28 milionë eurosh.
Pas një debati shterues mes asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u miratua bartja e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas votimit falënderoi asamblistët për votën për bartje , e cila, sipas tij, do t’i ndihmojë kauzës sonë për të zhbllokuar proceset në kryeqytet.
“Uroj që edhe 35 milion të tjerë të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë. E po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte shumë më fer të votohej prej asamblistëve të rinj, sepse sot mora lajmin se sot janë certifikuar edhe kryetarët kështu që tash mundemi me vendosë seancën e re”, tha Rama, pas votimit të pikës së parë”, tha Rama.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...