Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ka zhvilluar takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.
Në këtë takim është biseduar lidhur me gjendjen e sigurisë në kryeqytet dhe mënyrat e bashkëpunimit për krijimin e një ambienti sa më të sigurisë për banorët e Prishtinës, bën ët ditur Rama, shkruan Arbresh.info.
Pjesë e takimit ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica si dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani.
“Jam i përkushtuar që të ofrojmë ndihmën e institucioneve të Kryeqytetit dhe të rrisim koordinimin e të gjitha institucioneve në mënyrë që të mos përsëritet ngjarja si e ditëve më parë.”, shkroi Rama në Facebook.
Kujtojmë që pas një konfilkit me armë zjarri, të premtën në “Bon Vivant” është vrarë një person ndërsa 20 të tjerë kanë mbetrur të lënduar. /Arbresh.info.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...