Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të vizitojë Ndërmarrjen Publike Komunale “Kuzhina Qendrore”(Rruga “Egnatia”).
Me anë të një komunikate për media, kanë njoftuar se Rama bashkë me anëtarin e komisionit të aksionarëve të kësaj ndërmarrjeje, Shkëmb Manaj, do të shohin nga afër vendosjen e paneleve solare në këtë ndërmarrje si dhe për të kuptuar ecurinë e punëve gjatë vitit 2023 në “Kuzhinën Qendrore”.
“Sot, e enjte, ora 16:00, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do të vizitojë Ndërmarrjen Publike Komunale “Kuzhina Qendrore”(Rruga “Egnatia”) bashkë me anëtarin e komisionit të aksionarëve të kësaj ndërmarrjeje, Shkëmb Manaj, për të parë nga afër vendosjen e paneleve solare në këtë ndërmarrje si dhe për të kuptuar ecurinë e punëve gjatë vitit 2023 në “Kuzhinën Qendrore””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ansu Fati finalizon transferimin e përhershëm te Monaco
Liverpool nis bisedimet me Andoni Iraola për postin e trajne...
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Jarinje për falsifikim t...
Theret me grabitet një person në Gjakovë, tre persona të dys...
Lewandowski merr ofertë të madhe nga Fenerbahçe, por gjithçk...
Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e...