Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se artisti me renome ndërkombëtare, Sislej Xhafa, do të vijë në kryeqytet për të ndarë përvojën e tij me komunitetin artistik dhe të rinjtë.
Sipas Ramës, Xhafa do të sjellë në Prishtinë jo vetëm eksperiencën e tij në fushën e artit, por edhe të personaliteteve të shquara nga fusha të tjera si kulinaria dhe agroturizmi.
“Ky është vizioni ynë. Që Prishtina të zhvillohet në të gjitha dimensionet dhe jo të bllokohet. Sislej, faleminderit shumë që pranove me ardh, me kriju mundësi për të rinjtë e Kryeqytetit edhe me nda përvojën tënde t’çmume”, tha Rama./Arbresh.info
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...