Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se situata me reshjet e shiut në kryeqytet është nën kontroll.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ekipet e kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.
Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar./Arbresh.info
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...