Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Maqedoni të Veriut ku mbetën të vdekur 59 persona dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.
Me anë të një postimi në Facebook, ai u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, shkruan Arbesh.info.
“Të prekur thellë nga lajmi për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë periudhë të vështirë! Në këtë ditë të trishtë jeni në mendimet dhe lutjet tona.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...