Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti nisin punimet për hidroizolimin, termoizolimin e po ashtu edhe rregullimin e xhamave në Pallati i Rinisë.
Rama me anë të një postimi në Facebook njoftoi se kjo do të bëhet falë marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti me Ministrisë së Zhvillimit Rajonal,shkruan Arbresh.info.
“Së shpejti nisin punimet për hidroizolimin, termoizolimin e po ashtu edhe rregullimin e xhamave në Pallati i Rinisë. Kjo do të bëhet falë marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti transformues për Pallati i Rinisë, të cilin sot e nënshkruam bashkë me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...