Që nga e hëna në Prishtinë po qëndron një delegacion nga Linzi i Austrisë, i udhëhequr nga kryetari i këtij qyteti, Klaus Luger.
Gjatë vizitës, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti mysafirët dhe biseduan për mënyrat se si mund të shtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes dy qyteteve, sidomos në atë të Teknologjisë Informative, përcjell Arbresh.info.
“Ne presim që ta konkretizojmë bashkëpunimin në shëndetësi, administratë publike dhe kulturë. Ne kemi rininë tonë të cilët po shkëlqejnë në fushën e Teknologjisë Informative me talentet e tyre, andaj ata mund të ofrojnë aftësitë e tyre edhe në Austri, duke ju ofruar shërbime nga Prishtina”, ka deklaruar Rama.
Luger u shpreh mirënjohës dhe i mahnitur me talentin e të rinjve Kosovar pas vizitës që i bëri dy kompanive të Teknologjisë Informative të cilat gjenden në Kryeqytet. Kryetari i Linzit tha se me kënaqësi do të ju ofrojë mundësitë të rinjve të talentuar kosovarë që të tregojnë aftësitë e tyre edhe në Austri, nga Prishtina.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kryeqendrën e vendit, Luger bashkë me delegacionin vizituan Prishtinën në zona të ndryshme, duke njohur me kujdes kulturën dhe trashëgiminë e Kryeqytetit.
Luger shprehu vlerësimin e tij për pritjen e ngrohtë që iu dha gjatë vizitës së tij./Arbresh.info/



Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot