Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar qytetarët se nga sot ata mund të lexojnë, në formatin e shtypur dhe online, 200 faqe me përmbajtje shumë të veçantë dhe të rëndësishme për artin dhe kulturën në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën të ditur se në revistën kulturore institucionale të kryeqytetit, “PrishtinArt”, shpaloset diversiteti kulturor i kryeqytetit.
“Të gjithë të huajt që vinë në Prishtinë, në aeroplan do ta kenë revistën tonë, përmes së cilës do të mësojnë për 10 vendet që duhet t’i vizitojnë në kryeqytet, për objektet ikonike me shumë domethënie për ne, për kulinarinë, muzikën e shumë të veçanta që e karakterizojnë Prishtinën. Ju ftoj ta lexoni sepse do të mahniteni me përmbajtjen e saj”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...