Google ADS

Rama: Prishtina po transferohet, falë administratës dhe qytetarëve

20:34 | 11 Qershor 2024
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e 25- vjetorit të çlirimit të Prishtinës tha se vendi ynë është zhvilluar dhe është drejtë një zhvillimi të shpejt të një vendi të mirëfilltë edhe në aspektin e demokracisë, por edhe të zhvillimit ekonomik, teknologjik e kulturore.

Rama, foli edhe për aktivitetin në kryeqytet, me rastin e shënimit të këtij përvjetori.

Ai përkujtoi se dje pati rastin të ndajë çelësin e qytetit, ta nderojë, ish- kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili pati një rol të rëndësishëm për lirinë që gëzojmë sot.

“Çlirimi i Prishtinës dhe krejt Kosovës, pa kontributin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nuk do ta kishte as trajtën që e mori e as lirinë që e gëzojmë”, tha Rama në rtk.

Sipas tij, raportet e tij të jashtëzakonshme miqësore e diplomatike me SHBA-të dhe miqtë tjerë, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot e gëzojmë lirinë.

Ai përmendi se kishte nderin të presë në asamblenë e Komunës edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne duhet t’i çmojmë miqtë tanë. Kemi paraparë edhe emërimin e një rruge të kryeqytetit me emrin Bernard Kouchner, ish-shef i UNMIK-ut në Kosovë, dhe ish-ministër i Jashtëm i Frnacës, cili për arsye teknike nuk mundi të vijë, por këtë do ta bëjë brenda këtij viti”, tha Rama.

Sipas tij, Prishtina po transferohet, falë ekipit që ka në administratën e qytetit dhe falë qytetarëve që ia kanë dhënë besimin.

Rama foli edhe për aktivitetet gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen për nder të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale