Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Twitter i ka dhënë sërish mbështetje ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj të cilit ditën e hënë do të nisë procesi gjyqësor në Hagë.
Rama në Twitter ka shkruar se “A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale?”
“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, ka thënë kryeministri Rama në postimin e tij./Arbresh.info/
Kurti- Ramës: Kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pas...
Përfundon bastisja në pesë lokacione në veri lidhur me sulmi...
Berisha: Adem Jashar bëhesh nëse je shqiptar, jo serb
“Cassanova” bën bashkë Taynen me tre repera
Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit
Bardhi lanson këngën e re “Betohemi 2”