Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Asamblenë e OKB-së, nismën e Ballkanit të Hapur.
Ai tha se kjo nismë është një sipërmarrje e përbashkët me interesa specifike dhe sipas tij nuk është e nevojshme që të biesh dakord me gjithçka për të lënë pas të shkuarën.
Me këtë frazë Rama i bëri thirrje Kosovës për t’u bërë pjesë e nismës dhe të punojë për një marrëveshje, së bashku me Serbinë.
“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, ka thënë Rama./tch/
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...