Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me ndërmarrjen rajonale “Pastrimi”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se KRM “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Kryeqytet, për shkak të pamundësive teknike për të ofruar kapacitet të plotë operativ, transmeton Arbresh.info
“Ndërmarrja Komunale “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Kryeqytet. KRM Pastrimi Sh.A. ka kërkuar mbështetje nga Komuna e Prishtinës për shkak të pamundësisë teknike momentale për të ofruar kapacitet të plotë operativ në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave. Menjëherë pas pranimit të kësaj kërkese, Ne kemi ofruar mbështetjen e nevojshme dhe kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, në të cilën janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional”, ka shkruar Rama.
“Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, tha Rama./Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...