Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se me një përkushtim të pamohueshëm, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore arritën një rezultat të shkëlqyer gjatë vitit 2023.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës në Ndërmarrje, kryeshefi ekzekutiv, Artan Berisha na tregoi për një rritje të të hyrave prej 88%, një sukses i madh në krahasim me vitin 2022, shkruan Arbresh.info.
“Në bashkëpunim me NPB-në, gjatë këtij viti u renovuan 10 objekte të Qendrave të Mjekësisë Familjare, 6 Institucione Arsimore, Shkolla e Çerdhe, dhe shumë objekte kolektive në Prishtinë.”, ka shkruar i pari i Prishtinës.
“Në vitin 2024 na presin super projekte!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...