Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit ka mbërritur në Mal të Zi.
Rama në Podgoricë u prit nga Ministri i Brendshëm, Filip Adžić dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, raporton Top Channel, shkruan Arbresh.info.
Sipas agjendës, kryeminsitri Rama do të takohet me homologun e tij, Dritan Abazoviq me të cilin do të mbajë një konferencë për shtyp.
Tutje ai do të takojë edhe presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Pas qëndrimit disa orësh në Mal të Zi, i pari i Shqipërisë, Edi Rama do të bëjë ndalesën e fundit për këtë tur ballkanik në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq./Arbresh.info.

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira