Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

16:24 | 18 Maj 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i dhurojë “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

gjatë kësaj ceremonie, Rama tha se ky është simbol i miqësisë së kryeqytetit tonë, derisa e falënderoi përzemërsisht Gjukanoviqin, shkruan arbresh.info.

“Ky është Çelësi i Kryeqytetit, i shtëpisë tuaj, ndiejeni veten si në shtëpinë tuaj! Je gjithmonë i mirëseradhur”, u shpreh Rama.

Gjukanoviq gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë ditës së sotme, përveç takimeve me Presidenten Vjosa Osmani dhe kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar edhe Komunën e Prishtinës.

Ceremonia e dhurimit të “Çelësi i Qytetit” u bë në orën 15:00, në ndërtesën e vjetër të komunës./arbresh.info/