Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, në mënyrë që qytetarët kosovarë të kenë drita gjatë dy ditëve të festës së Vitit të Ri.Rama tha se është duke e ndjekur me shqetësim krizën me energji elektrike në të cilën po kalon Kosova.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”, shkruan Rama në Twitter.
Ai tha së Shqipëria për vete nuk e ka të lehtë përballjen me krizën që ka pushtuar gjithë Evropën, porse është në gjendje të ndihmojë Kosovën për dy ditë.“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi”, tha Rama.

Kujtojmë se, Kosova ka disa ditë që është duke u përballur me krizë energjetike.
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...