Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter.
Ai tha se humbja e tij është një humbje që na prek të gjithëve, shkruan Arbresh.info.
“Jimmy Carter, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, ishte një lider i jashtëzakonshëm, i njohur për angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave civile dhe diplomacinë ndërkombëtare. Fitues i Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2002 – për angazhimin e tij në promovimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, një mision që vazhdoi me pasion dhe përkushtim edhe pas përfundimit të mandatit të tij presidencial ne vitin 1981.”, ka shkruar ai.
“Lidhja jonë me Shtetet e Bashkuara ka qenë dhe do të mbetet e veçantë dhe humbja e Jimmy Carter është një humbje që na prek te gjitheve. SHBA ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të popullit shqiptar, sidomos gjatë periudhës të sfidave të mëdha historike. Kjo lidhje e fortë, e mbështetur në vlera të përbashkëta të paqes, lirisë dhe të drejtave të njeriut, është një pasuri që do ta ruajmë dhe e ndjejmë çdo herë.”, shtoi Rama.
I pari i Prishtinës shtoi se jeta dhe puna e Carter do të mbeten një frymëzim.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Carter. Jeta dhe puna e tij do të mbeten një frymëzim.”, përfundoi ai.
Ndryshe, mbrëmë u nda nga jeta ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter në moshën 100 vjeçare./Arbresh.info/
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...