Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se pa përfshirjen e përditshme të Gjermanisë dhe Francës nuk pret që kjo çështje të marrë fund.
Në konferencën vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian, Rama ka thënë se dialogut s’i është dhënë rëndësia e duhur.
“Në këndvështrimin tim, duhet të bëjmë më të mirën rajonalisht për të arritur këtë hapësirën Schengen, ku katër liritë e Evropës zbatohen, mallrat, njerëzit, kapitali dhe shërbimet qarkullojnë për të gjitha vendet. Kjo po kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferës edhe më dashamirëse kur bëhet fjalë për të trajtuar tema të nxehta. Nga ana tjetër besoj që është thelbësore, ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi pasi është tejzgjatur në një kohë të gjatë, dhe ndonjëherë është parë sipas meje në mënyrë jokorrekte, por kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet si diçka që është lënë në nivel më të ultë se sa të vihet në krye. Pra sjellja në nivel më të lartë dhe përfshirja e Francës dhe Gjermanisë plotësisht në të me të gjithë të tjerët të përfshirë në punën e përditshme do të jetë shumë e rëndësishme sepse në të kundërtën unë nuk shoh se si të dyja palët do ta bëjnë këtë më vete, që do të ishte më e mira por s’e shoh se është e mundur”, ka thënë Rama kur është pyetur për non-paperin e publikuar në KOHA për dialogun Kosovë-Serbi.
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...