Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se është takuar me Senatorët Amerikanë në Samitin e NATO-s i cili po mbahet në Vilinus të Lituanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se takimi ishte kërkuar prej tyre nga shqetësimi për situatën në veri të Kosovës si dhe qasjen dekonstruktive të palëve e cila siç tha Rama e ka çuar në një përshkallëzim, i cili sipas tij, duhet ndalur dhe duhet kthyer në tavolinën e Dialogut dhe të finalizohet Marrëveshja e Normalizimit, shrkuan Arbresh.info.
“Vilnius, Lituani – Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?