Kryetari Smajl Latifi, nënshkruan vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja.
Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 20 dhjetor 2018 deri me datë, 18 janar 2019.
Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit.
Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.
Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Pika e fundit, pika e thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre