Rahovec: Arrestohet një person, dyshohet se i grabiti 10 euro një të mituri

09:01 | 29 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka grabitur 10 euro një të mituri.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF të Rahovecit, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar vetura dhe 10 eurot e grabitura.

“Fsh. Bellacërkë, Rahovec 28.07.2026 – 06:40. I dyshuari mashkull kosovar, i ka grabitur nga i mituri mashkull kosovar para në vlerë 10 euro. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Rahovec. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një veturë dhe 10 euro para të cilat i kishte grabitur nga viktima. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale