Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Bordit Menaxhues të Forumit Investiv të 6 Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), Lulzim Rafuna, mori pjesë në Samitin për Planin e Rritjes që u mbajt me date 2 korrik në Shkup, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij, Rafuna theksoi se sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi propozime konkrete për të përshpejtuar reformat, për të përmirësuar klimën e të bërit biznes dhe për të shfrytëzuar tërësisht potencialin e Tregut të Përbashkët Rajonal.
“Integrimi rajonal nuk është devijim nga rruga drejt BE-së, përkundrazi është shtegu më i shpejtë,” theksoi Rafuna, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet qeverive, odave ekonomike dhe komunitetit të biznesit.
Samiti i mbajtur në Shkup rikonfirmoi përkushtimin e rajonit ndaj reformave, lidhjes ndër-rajonale dhe veprimit të përbashkët, prioritete që përkrahen vazhdimisht nga WB6 CIF dhe Oda Ekonomike e Kosovës./Arbresh.info
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...