Rafet Bajrami sërish drejtor i Kirurgjisë Abdominale

08:08 | 9 Mars 2016
M. A.

Pas dy muajsh që ishte shkarkuar drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami, është rikthyer sërish në postin e drejtorit të kësaj Klinike. Ai ishte shkarkuar me vendim të gjyqit, pas ankesës së një kundërkandidati. Por, në konkursin e ri, ai sërish ka sfiduar gjithë kundërkandidatët

Vetëm dy muaj pasi është shkarkuar me vendim të Gjykatës së Apelit, është rikthyer në pozitën e drejtorit të Kirurgjisë Abdominale, doktori Rifat Bajrami. Megjithatë, për t’u kthyer në pozitën e udhëheqësit të Klinikës, kirurgut Rifat Bajrami i është dashur që të konkurrojë prej fillimit për pozitën që ai nuk e ushtroi për dy muaj, derisa kishte udhëhequr klinikën për rreth 14 muaj. “Pas ankesës në Gjykatë erdhi vendimi dhe unë e kam respektuar. Kemi filluar garën prej fillimit dhe tash jam rizgjedhur drejtor në një kohë prej tre vjetësh me mundësi të vazhdimit të kontratës”, ka thënë drejtori Bajrami. Ai ka thënë se i është nënshtruar testimit, intervistës dhe procedurave të konkursit prej fillimit.

Krasniqi dyshon se testi iu tregua Bajramit

Kundërkandidat për të udhëhequr pozitën e drejtorit të Kirurgjisë, ai ka konfirmuar se ka qenë edhe ish-ankuesi, kolegu i tij, Salih Krasniqi.

“Në përzgjedhje kundërkandidati nuk ka fituar”, ka thënë Bajrami.

Por, Sali Krasniqi, po ashtu kirurg në QKUK, që ishte ankuar në Gjykatë pas zgjedhjes së Rifat Bajramit drejtor klinike në vitin 2014, më nuk e ka ndërmend të ankohet.

Ai ka thënë se konkurroi kësaj radhe duke pritur që do të ketë zgjedhje meritore.

Por, sipas tij, edhe kësaj radhe ishin vendosur në test pyetje aq të rënda, sa që, siç thotë ai, mund t’i dinte vetëm një person që do t’i ishin treguar paraprakisht.

“Unë konkurrova duke menduar se po shkon qysh duhet, por e pashë që e kishin përgatitë qashtu testin që veç atyre që iu kanë tregu kanë mundë me plotësu”, ka thënë kirurgu Salih Krasniqi…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri

Shpërndaje në rrjete sociale