Një qytetare në Pejë ka dorëzuar në polici një kulet me para.
Policia njofton se në kuletë kishte 557 euro, 320 dollar amerikan dhe 600 franga zvicerane, transmeton Arbresh.info.
“Me datë 24.09.2025, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё paraqitur qytetarja Vlabona Bytyqi e cila kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatё (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...