Tahir Halim Qitaku, nga fshati Qitak, sot ka bërë dorëzimin e pronës së tij, në pronësi të komunës, për ndërtimin e rrugës publike, në fshatin e tij.
Heqjen dorë nga prona e tij, Qitaku e ka bërë me qëllim të përmbushjes së interesit publik, asfaltimit të rrugës dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim nga Komuna e Skenderajt, thuhet në komunikatën e komunës.
Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, gjatë një takimi me Tahir Qitakun, e ka falënderuar për kontributin e tij, të dhënë në dobi të qytetarëve të komunës sonë, duke shtuar se vendimi i tij është shembull për të tjerët./arbresh.info/


Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...