Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, së fundmi ka shkaktuar polemika për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike, raporton arbresh.info.
E qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket shtrenjtimit të rrymës madje disa nga ta thonë se është normale.
Kujtojmë se ZRRE-ja ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës./arbresh.info/