Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha të shtunën se BE-ja pa SHBA-të dhe NATO-n, është një “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.
Këtë deklaratë ministrja Gërvalla e bëri gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.
Për këtë deklaratë pati reagime edhe nga ana e ndërkombëtareve dhe opozita por edhe nga qytetarët, duke thënë se pa ndihmën e tyre ne nuk do ishim askund, dhe për nivelin e një pozite që ka është një koment pak i tepruar.
Mirëpo ka edhe nga ata që e mbështesin duke thënë se ajo deklaratë është deklarata më ë forta dhe që ka guxim, po ashtu është dashur një kohë e gjatë për të thënë diçka të tillë për Evropën.
Për fjalimin e saj ka reaguar edhe vet ministrja gjatë ditës së djeshme duke thënë që i sfidon publikisht “specialistët” që para se të mësyjnë me sulme personale dhe etiketime nga më absurdet, të na tregojnë saktë se cila nga shkronjat e citatit e mësipërm është e pasaktë apo e pavërtetë./Arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën