Në Komunën e Gjakovës është planifikuar zgjerimi i rrugës “Nënë Tereza” që është edhe qendra e qytetit.
Por në këtë plan përfshihet heqja e mbi 160 pemëve për t’i zëvendësuar me asfalt, transmeton portali arbresh.info.

Këtë gjë po e kundërshtojnë qytetarët e Gjakovës të cilët kanë hapur edhe grup për të bërë peticion lidhur me ndalimin e këtij veprimi.
“Në rrugën Nënë Tereza – Gjakovë apo në qendrën e qytetit gjinden mbi 160 pemë. Këto pemë do të hiqen dhe do të mbushen me asfallt për të shtuar edhe nje korsi tjetër për makina. Poashtu do të ngushtohen trotuaret e këmbesoreve dhe do të jetë e pamundur lëvizja me biçikleta. Ju ftojmë te gjithëve te na perkrahni kundër këtij “projekti” monstruoz. Në linkun e mëposhtëm e keni grupin i cili është formuar për këtë qëllim. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e këtij grupi Kundër degradimit të rrugës “Nënë Tereza”./arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit