Anton Quni nuk po beson në deklarimin e presidentit Thaçi, se nuk ka qenë në dijeni për për kidnapimin që iu bë javën e kaluar gjashtë gylenistëve dhe deportimin e tyre në Turqi. Për deputetin e LDK’së, Agjencia Kosovare e Inteligjencës pas rastit të fundit, ka dalë jashtë kontrollit.
Në një intervistë për Gazetën Express, ai flet edhe për nismën e LDK’së që vendi shpejt të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se “kjo situatë e zhvilluar nxori në sipërfaqe shume dobësi politike, institucionale, ligjore dhe morale karshi autoritetit të z. Thaqi si President i Kosovës. Nga kjo situatë kuptojmë se sa të pambrojtur janë të gjithë qytetarët e vendit nga një person, i cili nën petkun e pushtetit bën çfarë e si të do ai. Ai në çdo kohë dhe situatë po i keqpërdor institucionet shtetërore për agjendat e tij personale”./Gazeta Express/
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...