Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/PSBE-ja në Kosovë, kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë.
“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e Quint-it.
Ndryshe nga vetë presidentja Vjosa Osmani e cila në konferencën për media pas takimit konsultativ me partitë politike nuk dha datë për zgjedhjet në veri, Presidenca përmes një njoftimi për media pas këtij adresimi, njoftoi se data e re është caktuar 23 prilli./arbresh.info/
The Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom, the United States and the EU Office/EUSR welcome the decision by the Kosovan government and the political party leaders to postpone the municipal and mayoral elections in the four northern municipalities at this time.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 10, 2022
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë