Ish këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton, ditë më parë kishte deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishte ide e politikës kosovare dhe e asaj serbe, shkruan arbresh.info.
Ky deklarim i ish këshilltarit amerikan për çështje sigurie, kishte marrë reagime të shumta nga opinioni kosovar.
Njëri nga këto reagime erdhi nga analisti politik Vigan Qorolli, i cili ka thënë se Thaçi dhe Rama duhet të jepeshin dorëheqje pasi që ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ishte ide e Amerikës.
Ky është reagimi i plotë:
“Pas konfirmimit zyrtar te ish-keshilltarit per siguri kombetare te SHBA’ve, John Bolton, se ideja per ndarjen e Kosoves vinte direkt nga lidershipi kosovar ne Prishtine dhe ai serb ne Beograd — dy qeverite respektive ne Prishtine dhe Tirane do duhej minimalisht te dorehiqeshin — si akt i nje fundamenti moral kombetar.
Kosova do te mbetet e pacenueshme, sepse ajo nuk eshte sinonimi i Thaçit dhe Rames, ose edhe Vuçiqit — ajo eshte perjetesia dhe ADN’ja e kombit shqiptar!
S’ka pazar me territore kombetare per interesa personale!
Pike!”, ka thënë Qorolli./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...