Kanë ndërruar jetë dy persona në orët e mbrëmjes së kësaj të hëne.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova infektologu Murat Mehmeti, i cili ka thënë se në Klinikën Infektive ka mjaftë pacientë që janë në gjendje të rëndë.
“Ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë. Kemi dy raste të reja të vdekjes sonte. Kemi pacient në gjendje shumë të rëndë. Ka pacientë që luftojnë me vdekjen. Ka mjaftë pacientë në gjendje shumë të rëndë”, është shprehur Mehmeti.
“Ka përkeqësim të situatës për faktin se është rritur numri i pacientëve qoftë për t’u kontrolluar. Në zyrën e pranimit prej mëngjesit ka arritur numri në 150”.
Mehmeti ka thënë se Klinika Infektive është në kapacitetet e saj sa i përket hapësirës.
“Janë 105 të shtrirë aktualisht. Kjo nënkupton se klinika është e mbushur. Realisht kapacitetet e klinikës tonë janë 115-120 shtretër. Edhe dhjetë vende mund t’i kemi të lira deri në mëngjes. Numri i pacientëve nën 100 nuk është në klinikë në këto dy javët e fundit”.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...