Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar shiritat TOT, pajisje të cilat shërbejnë për rregullim të urinimit të pakontrolluar.
Deri tani, ky shërbim është kryer rrallë në pamundësi të blerjes së tyre nga ana e pacientëve, njofton Klan Kosova.
Klinika e Urologjisë ka ekip të përgatitur dhe trajnuar për ta kryer këtë shërbim, andaj pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim mund të drejtohen tek Klinika e Urologjisë në QKUK.
Urinimi i pakontrolluar që njihet si stres (incontinenca urinare), ka filluar të trajtohet me shumë sukses , përderisa QKUK ka siguruar shiritat e TOT që mundësojnë korrigjimin e saj.

Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...