Qendra Klinike Universitare e Kosovës bën të ditur se sot 12 infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohen QKUK-së.
Që nga 14 marsi kur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, 12 mijë e 448 persona janë infektuar nga ky virus, ndërsa me rritjen e numrit të të infektuarve është shtuar nevoja për staf shtesë mjekësor.
“Sot, e hënë, në ora 13:30, dymbëdhjetë (12) infermier/e, të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’i bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të pranishëm në ngjarje do të jenë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...