Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton opinionin se të gjitha sallat e operacionit janë funksionale dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
QKUK, është furnizuar me 15 mijë copë fentanyl, i cili është i mjaftueshëm për muajt në vijim. Amp. Fentanyl përdoren për të gjitha sallat e klinikave të QKUK-së, ndërkohë që tash më ka kontratën valide për furnizim e cila i është përcjellë edhe Spitaleve të Përgjithshme.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pasi ka lidhur dhjetëra kontrata, ka filluar të furnizimin serioz, ku vetëm ditën e djeshme Barnatorja Qendrore e QKUK-së, është furnizuar me sasi të konsiderueshme të barnave, ndër të cilat edhe me anestetik tjerë si; amp. Neostigmin, amp. Atracurium, ampula Morfinë, amp.Lidocaine si dhe barna të tjera.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Anesteziologjisë me Reanimacion, dr. Nehat Baftiu, deklaron se të gjitha sallat operative në QKUK kanë punuar me kapacitet të plotë, ku të gjitha rastet e planifikuara elektive dhe urgjencat janë kryer me sukses.
Po ashtu edhe UD. Drejtori I Klinikës së Kirurgjisë Torakale dr. Saudin Maliqi ka thënë se Klinika e Kirurgjisë Torakale ka punuar me kapacitet të plotë duke realizuar në tërësi programin operator.
Furnizimi i fundit që është bërë me barna dhe material shpenzues në Barnatoren Qendrore, siguron që në muajt në vijim të mos ketë asnjë ndryshim të programit të operimeve i cili do të zbatohet me përpikëri.
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit